Një zjárr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mesditë një magazinë bojrash në Zhupan të Fierit, ndërsa flákët rrezikojnë që të përhapen në të gjithë zonën përrreth.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami shprehet se ka shpërthime të vazhdueshme brenda godinës, ndërkohë që flákët kanë përfshirë dhe një pjesë të tokave përrreth.

Si pasojë e flákëve janë rrezikuar dhe disa banesa që janë në afërsi të magazinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjárrit. Mësohet se magazina është marrë me qera nga dy vëllezër, që e përdorin për depozitimin e bojrave.

Në të gjithë zonën janë krijuar re të mëdha tymi, ndërsa po punohet për shuarjen e flákëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re