Detaje të reja ka sjellë gazetari i Fax Neew, Fatjon Gjinaj për sa i përket zjarrit të madh që ka rënë në një fabrikë në Babrru, aty ku është djegur një pikë grumbullimi për mbetetje e skrapit.

Një shpërthim i fortë është dëgjuar nga zjarri i madh që ka rënë në fabrikë, por fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.

Banorët përreth dhe punonjësit janë evakuar me shpejtësi, ndërkohë që flakët kanë tërhequr vëmendjen e banorëve përreth të cilët ndjekin me kureshtje zhvillimin e ngjarjes.

“Shërben si një pikë e grumbullimit të materialeve të hekurit apo të tjera që përdoren për skrap. Ngjarja ka nisur 40 minuta më parë në rrugën “Dine Hoxha”. Në pronësi të shtetasit F.L. Ka vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikese po punojnë për shuarjen e flakëve. Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi ka pasur prezencë të punonjësve të fabrikës, të cilët janë evakuar menjehere. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë ardhur dhe grupe të tjera. Fabrika e cila është përfshirë nga flakët, ku fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz, pro ka dëme të shumta materiale. Fabrika ndodhet në zonë të populluar. Familjet janë evakuar nga autoritete. Ngjarja ka tërhequr vemendjen e qytetareve, të cilet po vëzhgojnë operacionin për shuarjen e flakëve. Banorët e zonës kanë lajmëruar autoritetet, ndërkohë përhapja e flakëve ka qenë e shpejtë. Shpërthimi ka qenë tepër i fortë”, raportoi gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re