Një zjarr masiv ka përfshirë bjeshkët e fshatit Mamëz të njësisë administrative Kolsh në Kukës.

6 punonjës të zjarrëfikses së qytetit të mbështetur nga 4 punonjësit e kësaj njësie së bashku me 5 punonjës të administrimit pyjorë po luftojnë për neutralizimin e flakëve. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm. Aktualishtë flakëtjanë 2 km largë zonave të banuar, por era po favorizon flakët duke përhapur me shpejtësi.

Deri më tani raportohet se nga zjarri janë përpirë afro 15 hektarë bimësi shkurrore. Theksojmë se në vendin ku ka rënë zjarri rriten bimë shumë të veqanta sidomos Tulipani i Bardhë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re