Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në fshatin Selisht, të njësisë administrative Cakran, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, bimësi dhe ullishte.
Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe zonat e banuara pranë vatrës së zjarrit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe banorë të fshatit, të cilët po punojnë pa ndërprerje për ta vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
