Një zjarr  masiv ka përfshirë kodrat e Tragjasit në zonën e Vlorës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, flakët gjenden shumë pranë zonave të banuara dhe përbëjnë një rrezik serioz për banorët e zonës. Nga ana tjetër zjarrëfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar disa parcela me ullinjë dhe një hapësirë e konsiderueshme kullotash.

Kujtojmë se zjarrëvëniet e qëllimshme kanë qenë një problem mjaft i përhapur gjatë sezonit të verës. Me ardhjen e shtatorit dhe nisjen e shirave intensivë, pati një neutralizim të flakëve, të cilat duket se janë riaktivizuar ditët e fundit në Vlorë. Para pak ditësh mund të përmendim një tjetër vatër aktive në zonën e Karaburunit, shumë pranë stacionit ushtarak.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re