Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Çerpat të Vlorës pasditen e së martës.

Banorë të zonës u shprehën për ABC News se janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe dëmet janë të konsiderueshme.

“Katër dynym ullinj më janë djegur, si do ia bëjmë? Nuk e di. Me ato jetojmë”, tha një banore.

Sipas tyre, flakët janë favorizuar edhe nga era.

Zjarri filloi dhe era e ndihmoi, ka djewgur ullinj e vreshta, shyqyr shpëtuam shtëpitë. Shumë dëme, shumë ullinj janë djegur”, u shpreh një tjetër./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re