Skip to content

VIDEO/Zjarr në fshatin Drenovicë në Dimal,zjarrëfikësit po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Një zjarr ka rënë në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.

Zjarri është përhapur me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë e pemë.Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kaanë shkuar edhe 8 efektivë zjarrëfikës me 2 mjete zjarrëfikëse nga qyteti i Beratit.

Mësohet se zjarrëfikësit po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.Sipas burimeve nga vendngjarja,zjarri po vihet në kontrroll.Të njëjtat burime konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm.