Skip to content

VIDEO/ Zjarr në fshatin Poro të Vlorës, zjarrfikësit në vendngjarje

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre ndërsa po punohet për të mos  rrezikuar përhapjen në zonat përreth.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.