Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjalicës gjatë pasdites së sotme nderkohe qe vatra eshte e aktivizuar edhe ne keto momente.
Zjarri ka rënë në lartësin 2100 metra çka e vështirëson ndërhyrjen me mjete motorike zjarrëfikse. Momentalisht flakët kanë përfshirë një siprfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.
Drejt vatrës për shuarjen e flakëve janë nisur 20 forca te sherbimit zjarrëfikse të bashkisë Kukës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zones.
Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malor dhe është e pamundur ndërhyrja me automjete, vetëm në këmbë. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, Gafurr Rexha, forcat e angazhuara për shuarjen e zjarrit po mbërrijne tek vatra. Mali i Gjalicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak./