Një zjarr me përmasa të mëdha është aktivizuar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Shtyllas të Fierit, duke vënë në rrezik një pjesë të banesave që ndodheshin përreth.

Fatmirësisht mësohet se nga ndërhyrja e zjarrëfiksësevë të cilët ndodheshin në Peshtan pas shuarjes së zjarrit është vënën nën kontroll vatra e zjarrit duke bërë që të largohet rreziku për djegien e banesave.

Sipas shefit të zjarrfikëses në Fier tashmë vijon puna për shuarjen e plotë të kësaj vatre zjarri.

Nga situate në Peshtan në një kontroll të përgjithshëm morëm njoftim se në Shtyllas kishte zjarr dhe menjëherë kemi ardhur dhe jemi përqendruar sa më afër banesave për të ruajtur ato. Tashmë është neutralizuar vatrat e zjarrit që vendosnin në rrezik banesat dhe që tashmë vijon në krahun tjetër. Kujdes në këtë situatë mos përdorni zjarret për të djegur mbeturinat apo gjëra të tjera”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re