Një zjarr me përmasa të mëdha është aktivizuar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Shtyllas të Fierit.

Sipas informacioneve për ABC News mesohet se nga flakët e zjarrit rrezikohen disa nga shtëpitë e këtij fshati.

Ndërkohë në terren për të shuar flakët janë 3 zjarrëfikëse nga Fieri dhe pritet që në ndihmë të tyre të shkojnë dhe mjete nga Rroskoveci dhe nga Patosi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re