Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë një pallat në Tiranë, në rrugën “Asim Vokshi”.

Mësohet se flakët kanë filluar fillimisht në vendin ku kanë qenë kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Ndërkohë zjarrfikëset kanë shkuar drejt vendit të vendngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e detajeve si dhe rrethan në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Njoftim:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re