Skip to content

VIDEO/ Zjarr në pyllin e Hidrovorit në Novoselë, përfshihet sipërfaqe me shkurre dhe kullota

Një zjarr ka rënë pasditen e së martës në afërsi të Akërnisë, në pyllin e Hidrovorit, që ndodhet në njësinë administrative Novoselë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri është izoluar duke shmangur përhapjen drejt zonës së pyllëzuar.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.