Zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë shkollës së muzikës në Fier. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e catisë së tregut e më pas tymi është përhapur në brendësi të tij.

Frika dhe paniku ka mbërthyer banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfiksen e Fieri. Këtë të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e duke qenë se dera e tregut ka qenë e mbyllur, e kanë hapur atë me forcë.

Në brendësi të tregut nuk janë konstatuar dëme, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur djegien e të gjithë hapsirës. Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone te banuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulanca dhe forcat policore, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re