Një zjarr është shfaqur mesditën e sotme në pyllin me pisha të egra si dhe shkurre e bimë të ndryshme medicinale. Kanë qënë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin MZSh -së të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës ku është shfaqur zjarri. Burime pranë MZSHsë bëjnë me dije se vendi ku është shfaqur zjarri është 2 orë larg dhe terreni shumë i vështirë. Zjarrfikësit janë detyruar të ecin në këmbë të luftojn me flakët me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës.
Zjarri ka marë përpjestime të mëdha duke shkrumbuar dhjetra ha dru pisha të egra si dhe sipërfaqe me shkure apo kullota.Edhe në këto momente po vijoet puna për vënien nën kontroll të zjarrit por era e fort dhe terreni i vështir favorizojn flakët e zjarrit të cilat përpijnë çfar gjejn përpara.
/faxweb