Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman të Gramshit pasditen e sotme. Nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh. Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.
Gazetarja e Fax News, Entela Duka raporton se është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.
Ndërkohë, një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli me pisha në Seman të Fierit në vendin e quajtur Godull .
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen i gjithë reparti zjarrfikës Fier. Sipas gazetares Fatmira Bajrami, terreni i vështirë për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojnë përfshirjen nga zjarri të Kurorës së Pishave ne Seman.
Kjo është vatra e dytë në këtë zonë brenda 3 ditëve. Zjarri favorizohet edhe nga era. Ndërkohë, përhapja e flakëve vijon ndërsa po vazhdon puna për vënien nën kontroll të tij.
/faxweb
