Pamjet e rënda që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi zjarri i frikshëm në Berat, ku për pasojë thuhet se kanë humbur jetën babë e bir.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ‘NSHG-ja’. Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ momentin kur forcat e shërbimit zjarrfikës nxjerrin nga shtëpia e djegur një trup të pajetë me nje barrele dhe e çojnë në ambulancën e morgut. Trupi i pajetë thuhet se është gjetur pranë një karroce me rrota, ndërkohë që mendohet se i përket, Jani Vangjelit, 61 vjeç. Ky i fundit ishte i paralizuar.

Ndërkohë që forcat e zjarrfikëses dhe policia vijojnë kërkimet nën rrënojat e banesës së shkrumbuar, për të gjetur trupin e djalit, Mateo Vangjeli, 36 vjeç, i cili jetonte i vetëm me babain në këtë banesë.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re