Skip to content

VIDEO/ Zjarri intensiv në fshatrat e Dropullit, ministri Peleshi: Një helikopter dhe 30 efektivë të FA riangazhohen për shuarjen e flakëve. Ja si paraqitet situata

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura jan riangazhuar mëngjesin e sotëm  (9 korrik) në operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Dropollit.

Ai shton se zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme” shkruan ministri.

Postimi i plotë:

Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Vijon…

“”