Zjarret mbeten një problem serioz në të gjithë vendin, ku dhjetra hektarë me pyje dhe shkurre janë duke u djegur nga veriu në jug, ndikuar dhe nga temperaturat e larta.

E rrezikshme vijon që të mbetet vatra e zjarrit në Gjorgoz të Patozit, ku mbrëmjen e djeshme, edhe si pasojë e erës që frynte u rrezikuan 20 banesa në lagjen Muskaj në Krashpan.

Zjarri ka rënë pak pas mesnate, dhe zjarrfikësit e Patosit kanë kërkuar që banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, për të shmangur çdo pasojë për jetën e tyre.

Pas disa orëve në luftë me flakët, zjarri ka arritur që të shuhet rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa dëme në njerëz dhe në banesa.

Situatë kritike mbetet dhe ajo në qarkun e Vlorës, ku ka rënë zjarr në gadishullin e Karaburunit, si dhe në fshatin e Kaninës, ndërkohë që temperaturat në të gjithë vendin janë mbi 40 gradë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko