Një zjarr i madh është shfaqur pak minuta më parë para lulushtes dhe parkut të fëmijëve, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Persona ende të paidentifikuar,kanë vendosur disa goma përpara Lapidarit kushtuar Pavarësisë, i kanë vënë flakën dhe janë larguar me shpejtësi.Në momentin e zjarrit,në park dhe lulishte kishte jo vetëm banorë të lagjes por edhe fëmijë,të cilët janë tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë Repartin Zjarrfikës.

Shuarja e flakëve është kryer shumë shpejt, kjo edhe për shkak të mbërritjes së shpejtë të forcave zjarrëfikëse në zonën e zjarrit,që ndodhet shumë pranë stacionit të Shërbimit Zjarrëfikës.Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrëvënie që tmerroi banorët. /faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re