Duke folur për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka përmendur dhe arrestimin e një dite më parë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ngriti pikëpyetje në lidhje sesa i sigurt mund të jetë vendi ynë për pritjen e emigrantëve nga vendet e treta, teksa e cilësoi tirane mënyrën e arrestimit të ish-presidentit të republikës.

“Ne e dimë që autoritetet shqiptare kanë standarde të ndryshme. Ju e patë në Shqipëri, se çfarë ndodhi me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë. Ju i patë pamjet se si e nxirrnin në mënyrë tirane nga makina ish-Presidentin e Republikës. Emigrantët bengalezë ndoshta mund t’i shohin këto pamje, imagjinojnë këtë dhe se çfarë mund të ndodhë me ta”, tha Renzi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re