Policia e Sarandës ka shkatërruar sot një grup kriminal të formuar nga shqiptarë dhe kosovarë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin banesa në zonën turistike të Ksamilit.

Në pranga është vënë organizatori i vjedhjeve, Vangjel Pella, i cili është pronar i një hoteli të njohur në Ksamil. Pella nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për pedofili.

Në pranga kanë rënë edhe Nderim Ndreca e Hile Memehaj, të dy nga Gjakova, të cilat ishin pjesëtarë të grupit kriminal, ndërkohë që është shpallur në kërkim Getoar Mulliqi, edhe ky nga Gjakova.

Arrestimet e këtyre personave janë bërë mëngjesin e sotëm, pasi janë mbledhur provat që implikonin të dyshuarit. Këta persona janë përgjegjës për disa vjedhje në banesat e Ksamilit, të organizuar nga Vangjel Pella.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re