Panorama.al ka siguruar videon pas aksidentin tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, ku një nga trupat e viktimave ka “fluturuar” jashtë Benz-it, me një drejtues nga Shkodra.

Pamjet tregojnë mjetin e kthyer tashmë në një grumbull inertesh si pasojë e përplasjes së fortë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, ndërsa viktima kanë mbetur drejtuesi i Benz nga Shkodra dhe 7 klandestinë nga vendet e treta.

“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë”, raportuan uniformat blu.

Dy prej trupave të viktimave raportohet se ndodhen ende brenda mjetit të shkatërruar. Dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re