Policia e shtetit ka ushtruar dhunë tek Fakulteti Ekonomik, aty ku janë mbledhur një grup studentësh që duan të ngujohen në godinë në shenjë revolte.

Ashtu sikurse duket dhe në foton sipër, “një polic ka qëlluar një student, duke e plagosur lehtë” ndërsa videot tregojnë përplasje të shumta që dëshmojnë se policia ka shkelur ligjin duke hyrë brenda territorit të një fakulteti.

Një tjetër video e publikuar në mediat sociale tregon se janë 8 patrulla police të parkuara në rrugën afër godinës së fakultetit.

Studentët deklarojnë se po dhunohen dhe po nxirren me forcë nga Policia. “Po na dhunojnë, po na nxjerrin me forcë nga fakulteti”, thanë studentët.

Halabakë me uniformë policësh janë futur përdhunisht në mjediset e dy fakulteteve duke vënë dorë mbi studentët. Impotenca e Ramës po shfrehet në dhunë” deklaroi aktivisti i Lëvizjes për Universitetin Arlind Qori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re