Një foto e murgeshës katolike Ann Rose Nu Taëang, e gjunjëzuar para policisë së armatosur në Mianmar, ku protesta po zhvilloheshin për javë me radhë pas një grushti ushtarak, ka filluar të përhapet në mediat sociale. E veshur me një raso të thjeshtë të bardhë, krahët e shtrira, ajo gjunjëzohet dhe u kërkon policëve dhe ushtarëve që të mos qëllojnë.

“Unë u gjunjëzova, duke iu lutur që të mos qëllonin dhe të mos torturonin fëmijët, por të më vrisnin në vend të tyre,” i tha ajo Guardian-it.

Kujtojmë: ushtria në Mianmar ndërrmori bëri një grusht shteti ushtarak disa javë më parë dhe rrëzoi udhëheqësen Aung San Suu Kyi. Pas kësaj, qytetarët filluan të dilnin në rrugë duke kërkuar kthimin e demokracisë. Kjo bëri që ushtria filloi të reagonte brutalisht me këdo që i kundërshtonte ata. Protestuesit dolën të hënën në rrugët e Myitkyine. Ndërsa policia u nis të mblidhej rreth tyre u shfaqën tre murgesha, përfshirë Ann Rose Nu.

“Policia u turr  dhe unë u kujdesa për fëmijët,” tha ajo.

Konkretisht, ajo i quan të gjithë protestuesit fëmijë. Në momentin që ajo u lut në gjunjë, policia filloi të qëllojë mbi një turmë protestuesish prapa saj.

“Ata u kapën nga paniku dhe vrapuan përpara … Unë nuk mund të bëja asgjë, por u luta që Zoti t’i shpëtonte dhe të ndihmonte fëmijët,” tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re