Një mesazh i veçantë solidariteti në këto ditë jo të lehta edhe për Shqipërinë nga situata me covid19 vjen nga mësuesit e Beratit.

Gjatë ditëve të karantinës, ata i janë bashkuar këngëtarëve të traditës së Beratit, në një kolazh origjinal muzikor me këngë tradicionale beratase.

E veçanta e këtij video-kolazhi me këngë tradicionale beratase është se pikërisht ata, misionarët e dijes na kujtojne në këto kohë, vlerat dhe traditat e vjetra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re