Një video në të cilën shihet presidenti amerikan Joe Biden teksa i afrohet një të reje pas përfundimit të një eventi në Kaliforni dhe i jep këshilla dashurie, ka shkaktuar shumë diskutime orët e fundit në SHBA.

Në videon e regjistruar nga gazetari Cullen D’Almeida, Biden shihet teksa i afrohet një cupëline që donte të fotografohej me të, duke i vendosur dorën mbi supe dhe duke i thënë:

“Dëgjoni një gjë shumë të rëndësishme që u kam thënë vajzave dhe mbesave të mia: Asnjë lidhje serioze deri në moshën 30-vjeçare”.

E habitur nga fakti që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kishte thënë një gjë të tillë, vajza dukshëm e turpëruar u përgjigj: “Ok, do ta kem parasysh”.

Gazetari që ka regjistruar videon pretendon në fakt se persona të shërbimeve sekrete amerikane kanë tentuar ta ndalojnë.

Joe Biden i mërzitur

Megjithatë, kjo sjellje e Joe Biden nuk është e paprecedentë për presidentin aktual të SHBA-së pasi ai është regjistruar disa herë në të kaluarën në momente të ngjashme me të rejat që e quanin në media “Joe rrëqethës”.

Vetëm marsin e kaluar, Biden u dha saktësisht të njëjtat këshilla për marrëdhëniet vajzave 8-vjeçare të shkollës fillore në Filadelfia, duke shkaktuar buzëqeshje të sikletshme në atë kohë.

Në maj 2020, Joe Biden pati një puthje në buzët e mbesës së tij gjatë një mitingu të fushatës në Iowa.

Një vit më vonë, në maj 2021, media amerikane regjistroi Biden duke bërë komente lajkatare për një fëmijë 8-vjeçar gjatë një fjalimi në një bazë ushtarake në Virxhinia. “I dua flokët e tu. Shikojeni që duket si një 19-vjeçare e ulur si një zonjë e vogël me këmbët e kryqëzuara”, u dëgjua duke thënë Biden.

Në janar të vitit 2015, Biden, nga pozicioni i Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara në atë kohë, puthi në kokë mbesën e Mitch McConnell-it, ndërsa ai po betohej si udhëheqës i shumicës së Senatit, ndërsa në shkurt 2015, ai u regjistrua duke prekur në mënyrë të pashpjegueshme gruan e Sekretarit të Mbrojtjes të atëhershëm Ashton Carter, duke pretenduar se ishte “një moment mes miqve të mirë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re