Një video është bërë virale në Greqi pasi një 37-vjeçar po luante me ‘buzuki’ në sallën e operacionit, teksa mjekët e operonin në tru. Vegla muzikore në duart e 37-vjeçarit Dimitris Kyrtsos “theu” heshtjen që zakonisht mbizotëron mbi tryezën e operacionit, ndërsa mjekët punonin që t’i hiqnin tumorin në kokë.

“Duke parë video në Youtube të operacioneve të ngjashme, pashë një burrë që po operohej duke luajtur me kitarë dhe një tjetër duke luajtur një violinë gjatë operacionit. Mendova “pse jo unë?”. Ia sugjerova mjekut tim, por nuk ishte e mundur në atë kohë,”-tregoi ai, por më pas rezultoi se u lejua.

Më pas ai tregoi se kënga e parë që luajti ishte “Mavromata mou”, të cilën ia kushtoi gruas së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re