Një video shokuese vjen nga Manhatani. Aty, një njeri që tenton ta mbulojë një të pastrehë të shtrirë në trotuar, madje duke hequr xhupin e tij, sulmohet sakaq nga ky i fundit brutalisht, duke i rrëmbyer portofolin pas një përleshjeje.

Xavier Israel, 25 vjeç, i cili ishte shtrirë në një trotuar, nuk u prek aspak nga gjesti i një 59-vjeçari, por “hoqi maskën” e një varfanjaku dhe nisi ta sulmojë për t’i marrë paratë.

Israeli u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak kohë më vonë në West 41st St. dhe 5th Ave., thanë burimet.

Dëshmitarët i thanë policisë se Israeli i kishte futur para në pantallona dhe oficerët i gjetën atij afro 1500 dollarë, sipas burimeve.

Sulmi i së mërkurës shënoi herën e dytë në më pak se një javë që po ky person dyshohet se sulmoi një grua po në një situatë të ngjashme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re