Deputetët e opozitës janë përplasuar me policinë gjatë protestës para Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë forcat e rendit kanë ndërhyrë duke i larguar deputetët e opozitës me spraj lotsjellës.

Raportohet se ka pasur një përplasje verbale mes Gazment Bardhit e Bledjon Nallbati me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Gjatë protestës janë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë, si edhe u hodhën tymuese e u dogjën goma.

Tubimi i opozitës është mbyllur pas më shumë se 1 orë protestë, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re