Pakti mes maxhorancës dhe Rithemelimit ka rikthyer seancat normale pas 5 muajsh aksion dhe proteste.

Në 5 muajt e shkuara seancat e Kuvendit kanë zgjatur nga 5 deri në 10 minuta, ndërkohë që deputetët mbaronin punë e vijonin jetën e tyre me angazhimet e ditës.

Por nga sot seancat e Kuvendit kanë nisur rutinë e dikurshme, teksa kjo duket se është reflektuar dhe te përqendrimi i ligjvënësve.

Në video të siguruar nga gazetari Osman Stafa bie në sy një prej deputetëve të PS-së, Ilir Pendavinji, i cili në duke të parë duket se është duke menduar për hallet e qytetarëve, ndërkohë që ky i fundit është duke e vrarë kohën me videolojëra ne celularë.

Duket se socialisti po ushtrohet me lojëra me strategji, duke nga mënyra se sa shpejt manovron tregon që është nivel eksperti lojërash.

Siç duket ky do ketë qenë hobi i vetëm i deputetëve gjatë punimeve të komisioneve në Zoom, ku askush nuk i kontrollonte se çfarë bënin gjatë punimeve online, por mjaftoheshin me dorën lart.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re