Skip to content

VIDEOLAJM/ Deputeti i PS nuk e mban të qeshurën në Komision, s’lexon dot pr.ligjin në Zoom, heq disa herë kamerën derisa…

Një incident apo moment humori mund ta quajmë atë që ndodhi sot në Komisionin e Ligjeve.

Mbledhja është zhvilluar online, ndërsa ka qenë deputeti Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Gjermaninë, teksa po fliste e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte pr/ligjin.

Siç shihet edhe nga pamjet, Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.

E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom.

Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën sa e mbylli zoom.

Më pas prezantimi u bë nga deputeti Denisi Deliu, ndërsa kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka e justifikoi largimin e  Jurgis Çyrbes me ‘defekt teknik’.

“”