Deputeti i opozitës, Petrit Doda, ka shkuar në mes të sallës së Kuvendit në momentin që ninistrja Elisa Spiropali mori fjalën dhe ka goditur disa herë me grushte foltoren.

Ai iu është drejtuar me tone të larta dhe të acaruara ministrave të qeverisë, duke shkuar drejt tyre. Por deputeti Petrit Doda është ndaluar nga Garda.

“Po qetësohu”, iu drejtua Spiropali.

Ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj, i tha: “Zoti deputet t’i nuk i çirresh dot asnjë gruaje, asnjë vajze ditën e sotme. Është për turpin tuaj kjo që po bëni”.

Nuk dihet çfarë e shkaktoi acarimin e deputetit, por momentet e tensionet zgjatën pak minuta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re