Jo pak herë në rrugët nacionale të Shqipërisë, shoferët përballen me situata të rrezikshme. E nëse shpejtësia e mosrespektimi i rregullave rrugore mbeten shkaqet kryesore të aksidenteve, në jo pak raste, përballesh me kafshë apo bagëti që zënë rrugët.

Njëlloj si ky rast, i filmuar në autostradën Tiranë- Durrës, ku 6 lopë kanë ‘zënë’ autostradën. Me siguri që lopët nuk e kanë “zgjedhur” vetë autostradën për të kullotur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re