VIDEOLAJM/ Ilir Beqaj me pranga në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, si ish-ministri tenton t’i fshehë duke mbuluar duart

Këto janë pamjet e momentit kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor për Steriliziminn

Ish-ministri Beqaj mbërriti me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë të policisë në ambientet e Kryesisë.

Por, Ilir Beqaj shihet teksa fsheh pranga duke mbuluar duart me xhup.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të dëshmojë në Komision për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.

“”