Skip to content

VIDEOLAJM/ Maxhoranca voton ligjet, opozita proteston dhe vendos karriget sipër tavolinave. Pamje nga kaosi brenda Kuvendit

kuvend 4

Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërsa mazhoranca voton projektligjet e rendit të ditës mes protestës së deputetëve të opozitës.

Deputetët opozitarë godasin tavolinat dhe duartrokasin për të krijuar zhurmë, ndërsa kanë vendosur disa prej karrigeve mbi tavolinat e sallës.

Opozita kërkon lirimin e studentëve të arrestuar dhe ka shfaqur fotografi që, sipas saj, dokumentojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Në pamjet e publikuara nga LSA shihet edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i është bashkuar protestës në sallë duke duartrokitur.