Këto janë pamjet në Gjykatë të dy të rinjve, Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, që akuzohet se droguan një 26-vjeçare, e përdhunuan në grup në një hotel në Vlorë dhe më pas e braktisën pa ndjenja në mes të rrugës.

Ata kanë tentuar t’i fshihen kamerave të mediave teksa ndodheshin pas kafazit me xhama të Gjykatës së Vlorës.

Në parfundim të seancës, togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” për Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi Gentjano Mehmeti dhe 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

Lexoni edhe: Dyshohet se droguan 26-vjeçaren dhe e përdhunuan në grup, gjykata jep masën për dy të rinjtë!

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re