Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi është përleshur me efektivët e policisë të rreshtuar para institucionit në përpjekje për të çarë kordonin dhe për të hyrë brenda.

Në pamje shihet momenti, teksa ai tenton të kalojë mbi efektivët, i ndihmuar edhe nga protestuesit e tjerë.

Por, Tedi Blushi nuk ka arritur të çajë kordonin e policëve të vendosur përpara godinës së Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, pak sekonda më vonë protestuesit kanë hedhur molotov në hyrje të institucionit.

LEXONI EDHE: Përplasje me policinë/ Hidhet molotov para bashkisë së Tiranës, protestuesit tentojnë të heqin gardhin metalik

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re