Skip to content

Videolajm, përpara se makina ta marrë përpara vogëlushen! Momenti kur oficerja shpëton vajzën

Një oficere, ka mbetur e plagosur prej një aksidenti me makinë, në tentativë për t’i shpëtuar jetën një vajze të vogël, e cila po kalonte vijat e bardha.

Annette Goodyear ka ndërhyrë në kohë dhe e ka shpëtuar një vajzë të vogël nga goditja e një makine. E teksa ka larguar vajzën, gruaja është goditur vetë nga makina.

“Jemi falenderues për oficeren dhe aktin e saj heroik. Ajo ndodhet në spital dhe fatmirësisht është mirë. I jemi përherë falenderues për reagimin e saj të shpejtë”-njoftoi departamenti i policisë ku punon oficerja.