Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej gati një muaji tashmë ndodhet në arrest shtëpie, është filmuar teksa shëtit në verandën e banesës së tij.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Panorama Online, Berisha ka dalë për t’u ajrosur, ndërsa bën ecje rreth e qark saj.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në masën “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re