Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës.  Fituesja e Olimpiades me 99 pike eshte vajza nga Berati, Johana Bendaj klasa e 9.

Duke i dhuruar dhe nje buqete me lule që simbolizojne 100 piket e arritura ne kete Olimpiade, Presidenti u shpreh që ndodh rrallë të merren 99 pikë. “Kjo është një kënaqësi e madhe dhe një duartrokitje për të gjithë mësueset e fëmijët e Beratit. Urime të gjithëve dhe jam shumë i kënaqur që fëmijët që kanë ardhur nga trevat shqiptare kanë qenë mysafirë te bashkëmoshatarët e tyre beratas, sepse kjo do të thotë matematikë, por edhe miqësi.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re