Në përfundim të protestës së 127-të kundër qeverisë, qytetarët kanë lënë një mesazh në bulevardin përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Në Bulevard është shkruar mesazhi “Rama = Krimi”, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe protestuesve.
Mesazhi u vendos në kuadër të protestës së zhvilluar kundër qeverisë, e cila prej 127 ditësh vijon me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e qeverisjes.
Protestuesit kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
