Kryeministri Edi Rama është ngjitur në destinacionin turistik të Thethit për të diskutuar për turizmin shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video nga Buni i Bajraktarit teksa shkëmben batuta me ministren Spiropali dhe kryebashkiakun Beci.

“Përshëndetje nga Buni i Bajraktarit, siç thotë Mamica ‘ballkoni i Perëndisë’”, shprehet Rama, i cili më pas kalon kameran nga ministarja.

“Përshëndetje”, thotë Elisa Spiropali.

“Ja ku e kam këtu edhe Vrana Kondin”, thotë sërish kryeministri.

“1700 m lart jemi këtu”, shprehet Benet Beci.

Kreu i qeverisë më pas shton se po ngjiten drejt Thethit ku do të diskutojnë rreth turizmit.

“Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit ku do të diskutojmë atje ata të cilët kanë hapur dyert dhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion europian turistik për programin e ri, mbështetjes për investimet në këto male që do tu hapë rrugë të gjithë atyre që kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar e punojnë pa pushim, qëe kursejnë për ti investuar në tokat e të parëve”, thekson Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re