Skip to content

VIDEOLAJM/ Tentuan ta shoqëronin në komisariat, protestuesi i ‘punon zbor’ policisë duke i ikur nga duart

Vijon ende protesta në ambientet e jashtme të kryeministrisë, ku ka përplasje të ashpra mes efektivëve policorë dhe protestuesve. Në pamjet e siguruara nga FaxNeës, shihet një i ri i cili i shpëton nga duart uniformave blu, të cilët tentuan ta shoqëronin në komisariat.

Protesta po hyn në orën e tretë të saj, ku të rinjë janë përplasur disa herë me efektivët policor dhe kanë tentuar të mësyjnë në dy nga institucionet kryesore të vendit atë të kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

/faxweb