Që ka kimi (politike dhe sipërmarrëse) mes Giorgia Melonit dhe Elon Musk është e pamohueshme. Këtë e pranuan edhe kryeministria edhe njeriu më i pasur në botë, madje u detyruan të mohojnë zërat për një flirtim.
Të dy u panë sërish në Paris, ku kishin mbërritur për rihapjen e katedrales Notre-Dame. Dhe dikush, duke përdorur inteligjencën artificiale, përfitoi nga kjo për të krijuar një klip të shkurtër në të cilin Musk dhe Meloni puthen me pasion. Natyrisht, video e krijuar nga AI u bë virale në mediat sociale.
Meloni is so clearly in love with Elon, she can’t even hide it at all 🥰 pic.twitter.com/FGZV2OVd9E
— 猴神(Meme) (@monkeyd_long) December 9, 2024
