Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka shpërndarë një videomesazh mbi jetën e tij, ku tregon arsyet madhore të kthimit të tij nga SHBA.

‘Përkundër asaj që më këshillonin vazhdimisht prindërit, unë vendosa ta le Amerikën dhe të kthehem në rrënjët e mia, në Tiranë. Jo për kokëfortësi, as për nostalgji, po për të ndërtuar të ardhmen në dheun e të parëve’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Përkundër asaj që më këshillonin vazhdimisht prindërit, unë vendosa ta le Amerikën dhe të kthehem në rrënjët e mia, në Tiranë. Jo për kokëfortësi, as për nostalgji, po për të ndërtuar të ardhmen në dheun e të parëve.

Këtu kam dashurinë e familjes, miqve të mi, shokëve e shoqeve fë fëmijërisë, e pa ta nuk bëj dot!

Në Tiranë hodha hapat e parë. U ngrita në këmbë për të mos e ndalur asnjëherë rrugëtimin tim, me qytetin në zemër.

Kudo të shkosh do pyesin nga je. Unë thoja “nga Tirana, qyteti i të gjithë shqiptarëve”. Kjo është dëshira dhe ambicja ime: Një qytet për të gjithë shqiptarët!

Prandaj dua të ndaj me ju diçka nga vetja, këtë videomesazh, sepse ndjej se më takon të jap më shumë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re