Skip to content

(Video)”Policia s’është me ne”, protestuesit në Durrës ndezin qirinj në hyrje të komisariatit: Drejtësi për Klodian Rashën

Një grup protestuesish kanë dalë përpara policisë vendore në Durrës, duke protestuar ndaj vrasjes së Klodian Rashës që u qëllua nga policia e Tiranës ditën e djeshme.
Ata kanë protestuar në mënyrë paqësore ku nuk kanë munguar thirrjet për drejtësi dhe dorëheqjen e ministrit Lleshi. Disa protestues kanë ndezur qirinj në portën hyrjen e komisariatit të policisë në Durrës, ndërkohë ata vazhdojnë me thirrjet policia s’është me ne.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb