Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është dënuar me 3 vite burgim për shpërdorim detyre. Por me gjykim të shkurtuar, ai do të vuaj vetëm 2 vite heqje lirie.

GJKKO ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Gjicit sipas vendimit të GJKKO-së, i heiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Lexo edhe :Related Posts

“1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2.Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.

3.Vuajtja e dënimit për të pandehurin Safet Gjici fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.

4.Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Gjici u përlot brenda kafazit e tha se videoja me përmbajtje seksuale kishte për qëllim goditjen e tij për shkak të detyrës së kryebashkiakut, teksa bën fajtor Abedin Oruçin, e Alma Kaçin, që sipas tij është paguar për ta regjistruar videon.

“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019, kur unë në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Oruçit. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë. Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, unë s’kam pasur asgjë personale”, tha Gjici.

Safet Gjici pretendon se e ka kryer aktin intim pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re