Skip to content

“Videot janë në dosjen e SPAK”, Berisha: Irena Gjoka, këshilltare e Ergys Agasit, i ka shkuar në zyrë!

berisha ne spka

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka. Në një dalje për mediat nga jashtë SPAK, Berisha tha se falsifikimi i vizës, të bërë nga Irena Gjoka, është vërtetuar se është fakt.

Ndërkohë ai theksoi se Gjoka ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit.

“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historitë, sapo të palavdishme. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë.”, tha ai.