Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet ditën e sotme, 7 qershor për të trajtuar kërkesën e ILD për marrjen e masave disiplinore ndaj kryegjyqtarës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila shkaktoi një debat të madh publik.

KLGJ pritet të marrë një vendim nëse do të pezullojë ose jo gjyqtaren. ILD ka kërkuar fillimisht pezullimin e gjyqtares nga detyra dhe më pas shkarkimin e saj.

Kryegjyqtarja ka pranuar që i ka bërë vetë videot, por ka mohuar t’i ketë hedhur ajo në TikTok. Kryegjyqtarja thotë se i kanë hedhur fëmijët e saj që janë 5 dhe 7 vjeç.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur Kryegjyqtarja kapedani 3 herë që është marrë në pyetje nga ILD.

Një tjetër problem që është konstatuar është fakti që ato janë bërë në ambientet e punës.

Një nga pyetjet që i është bërë kryegjyqtarës është a ka përdorur personel të Gjykatës për të bërë videot dhe përgjigjja e saj është nuk e mbaj mend.

Nga imazhet e publikuara në një reflektim duket që është përdorur sekretarja e saj për të bërë videot e TikTok-ut. Ajo gjithashtu nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse ky rrjet social është çaktivizuar sapo videot janë bërë publike.

Ditën e sotme pritet që KLGJ do vendosë nëse do ta pezullojë nga detyra gjyqtaren dhe nuk dihet nëse gjyqtarja do të marrë pjesë pasi nuk është një kusht i detyrueshëm që të jetë e pranishme, pavarësisht se i është bërë ftesa.

Nëse do të ketë procedim për shkarkimin e saj duhet të jetë me patjetër e pranishme në prani të avokatit ët saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re